18 Prill 2024

Delawie ofron përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e sigurisë në Kosovë

Prishtinë, 23 prill - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi,  priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Në këtë takim, ministri Gashi e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. 

Ata diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës për çështjen e sigurisë në vend dhe për gjendjen civile të Kosovës.

Ministri Gashi falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa ambasadori Delawie e uroi ministrin Gashi për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.

Ai ofroi përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)