18 Prill 2024

Delawie mbështet Ministren Hoxha

Prishtinë, 20 shtator - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u takua sot me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin bisedoi për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.
 
Ministrja Hoxha njoftoi Ambasadorin Delawie për proceset aktuale në kuadër të agjendës evropiane të reformave dhe prioritetet kyçe që parasheh të realizohen në këtë periudhë.
 
Ministrja Hoxha dhe ambasadori Delawie vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë të dy qeverive e në veçanti me Ministrinë e Integrimit Evropian pasiqë, procesi i integrimit evropian është një proces horizontal, që ndërlidhet me të gjitha zhvillimet në vend duke i kontribuar qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.
 
Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar bashkëpunimin e  mëtutjeshëm me Qeverinë Amerikane dhe njëkohësisht të ketë një kordinim sa më efikas ndërmjet projekteve të Qeverisë së Kosovës, BE-së dhe Qeverisë Amerikane si një ndër kontribuesit më të mëdhenj për zhvillimin e vendit tonë. Pasiqë, kordinimi i mirëfilltë i kontribuon zbatimit të suksesshëm edhe të prioriteteve institucionale të Kosovës. 
 
Nga ana e tij, Ambasadori Delawie uroi ministren Hoxha për detyrën e re dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit tashmë të krijuar për t’i kontribuar sa më shumë forcimit të shtetit demokratik drejt integrimit në familjen evropiane.
 
Njëkohësisht, theksoi Ambasadori Delawie se Amerika është mjaft e përkushtuar që të ndihmojë Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit në këtë proces pasiqë një Evropë sa më e bashkuar i kontribuon paqës dhe zhvillimit. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)