24 Prill 2024

Delawie konfirmoi përkrahjen amerikane për institucionet rendit dhe ligjit

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim ambasadorin e Shteteve Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ku u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të ShBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për çështjen e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen civile të Republikës së Kosovës, për modalitetet me të cilat do të ndihmojë qeveria e ShBA-së, në avancimin e këtij sektori.

Me këtë rast, ministri Sefaj, falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që ShBA i japin MPB-së dhe institucioneve vartëse të saj.

Në anën tjetër, ambasadori Delawie konfirmoi se përkrahja amerikane do të vazhdojë për institucionet zbatuese të rendit dhe ligjit në Kosovë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)