25 Prill 2024

Delawie konfirmoi mbështetjen për Inspektoratin Policor të Kosovës

Prishtinë, 11 shtator - Ambasadori amerikan, Greg Delawie së bashku zyrtarë të  lartë  të ICITAP-it u takuan me Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës znj. Miradije Kelmendi dhe bashkëpunëtorët e saj.

Me këtë rast Ambasadori Delawie  e përgëzoi znj. Kelmendi  për përzgjedhjen e saj në  pozitën e Kryeshefit të IPK-së dhe i uroj suksese në punën e saj.

Ambasdori Delawie konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Ambasadës Amerikane për Inspektoratin Policor të Kosovës në veçanti dhe në  fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Kryeshefja e IPK-së znj. Kelmendi falënderoi Ambasadorin Amerikan për vizitën dhe përkrahjen në vazhdimësi që  Ambasada përmes ICITAP-it po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ajo tha se do të angazhohet maksimalisht në rritjen e profesionalizmit në IPK dhe ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)