25 Prill 2024

DASH: Korrupsioni, pengesë e zhvillimit ekonomik në Kosovë

Prishtinë, 10 shtator - Potenciali i investimeve të huaja direkte dhe rritja ekonomike në Kosovë janë të kufizuara nga korrupsioni, paqëndrueshmëria politike dhe ndërhyrja në ekonomi, sundimi i paqartë i ligjit e të tjera. Kështu thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve në botë.

“Sondazhet e opinioneve tregojnë për një perceptim të publikut se korrupsioni është i përhapur në prokurimet publike. Bizneset lokale dhe ndërkombëtare rregullisht përmendin korrupsionin, veçanërisht në formën e ndërhyrjes politike, si një nga pengesat më të mëdha të Kosovës për tërheqjen e investimeve”, thekson raporti.

Megjithatë, në raport theksohet se Kosova ka miratuar legjislacionin për të luftuar korrupsionin, por "qeveria deri më tani ka qenë e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar, ndjekur penalisht, burgosur dhe konfiskuar pasuritë e individëve të korruptuar”.

DASH-i thotë se Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte dhe ka regjistruar norma pozitive të rritjes ekonomike, mesatarisht pothuajse katër për qind, gjatë dekadës së fundit. Megjithatë, sipas raportit, ky potencial kufizohet nga dështimi për të adresuar disa çështje serioze.

“Integrimin e kufizuar ekonomik rajonal dhe global; paqëndrueshmëria politike dhe ndërhyrja në ekonomi; korrupsioni; një furnizim jo i besueshëm i energjisë; një sektor i gjerë joformal; vështirësia në krijimin e të drejtave pronësore dhe sundimi i paqartë i ligjit, duke përfshirë një mungesë të dukshme të zbatimit të kontratës”, thuhet në raport.

Sipas Departamentit të Shtetit, aftësia e vendit për të përkrahur rritjen ekonomike mbështetet në mënyrë të konsiderueshme në mbështetjen financiare ndërkombëtare dhe remitancat.

Raporti thekson se sektori i drejtësisë ka ngecur në zbatim edhe pse ligjet dhe rregulloret e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)