17 Janar 2019

D+ përkrah ndalesen e hyrjes së avokatëve në zyret e gjykatësve

Prishtinë, 9 janar - Ndalesa e hyrjes së avokatëve në zyret e gjykatësve, është reformë e domosdoshme për ta ndaluar komunikimin ex-parte që përbënë komunikim të gjyqtarit me një palë pa praninë e palëve të tjera kundërshtare.

D+ e mbështet iniciativën e Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit për urdhëresën e lëshuar me datën 8 gusht 2018, dhe e përshëndet rekomandimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që gjykatat e tjera të ndërmarrin të njejtat masa.

Megjithatë, urdhëresa e lëshuar nga Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit do të duhej të specifikohet sepse në mënyrën siç është shkruar mund të nënkuptohet që avokatëve ju ndalohet hyrja në objekt të gjykatës, gjë që është në kundërshtim me parimin e qasjes në institucione të drejtësisë.

Por, është praktikë e papranueshme që avokatët të hyjnë në zyret e gjyqtarëve pa ftesë dhe të kenë mundësi të pabarabartë të ndikojnë tek gjykatësi në vendimin përfundimtar.

Pas sondazhit me palët dhe avokatet, ka qenë në fakt rekomandim i D+ që gjykatat të gjejnë një mënyrë më të mirë të menaxhimit të vizitave nga avokatët të cilët pa leje hyjnë në zyrat e gjyqtarëve dhe kërkojnë informacione mbi rastet e tyre, kjo për ta evituar komunikimin ex parte në mes të këtyre të fundit dhe gjykatësve.

Të gjeturat e studimit të D+ mbi cilësinë e shërbimeve të gjykatave themelore të Kosovës sipas vlerësimit të avokatëve, del se një numër i konsiderueshëm i rasteve ndikohen në mënyrë të papërshtatshme nga avokati i rastit përmes komunikimit ex parte me gjyqtarin.

D+ mbështet këtë reformë dhe fton OAK që të kuptojë se është e nevojshme që të ndërmirren masa të tilla gjithmonë në funksion të drejtësisë dhe në respektim të plotë të të drejtave të avokatëve për qasje në drejtësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2019 - Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes. (Shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Prishtinë, ora 9:00)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e komunës së Malishevës. (Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, ora 9:15)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime Matteo Rivellini nënshkruaj Marrëveshje Grant për Mbështetje të Projektit për Ndërtimin e Autostradës Kijevë-Zahaq. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 9:30)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët në çerdhen e komunës së Malishevës. (Objekti i çerdhes në Malishevë, ora 9:45)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon takim pune me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të publikojë raportin mbi gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” në Astrazub të komunës së Malishevës. (Astrazub, ora 10:40)

- Administrata Tatimore e Kosovës nesër do të shënoj 19 vjetorit të themelimit të saj. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i përbashkët në mes kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU"Hidromorava" Muhamet Suliqi, du do të zyrtarizohet Njësitit për Implementimin e Projektit - Impiantit dhe Kolektorëve  për ujëra të zeza. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 19-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguese, ish ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë hapjen zyrtare të Zyrës për programin “Evropa Kreative Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Nën organizimin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit në 17 vjetorin e vrasjes, organizohen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Tek varrezat e fshatit Zahaq të Pejës, ora 12:00)

- Në 37 vjetorin vrasjes së heronjve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Grupi Parlamentar i LDK-së, në nderim të jetës dhe veprës së tyre do të vendos kurora lulesh tek varrezat e heronjve. (Fshati Dubovik në Deçan, ora 12:30) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45 - vetëm pamje)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së aktiviteteve në 550 vjetorin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Sheshi 21, ora 18:00)

- Dega e LDK-së në Pejë do të bëjë ndezjen e qirinjve në vendin e vrasjes te ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Lagja “Fidanishte” në Pej, ora 19:50)