29 Mars 2024

Çeku po merr pjesë në konferencën "Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor"

Zagreb, 22 nëntor - Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Agim Çeku, me ftesë të Këshillit Atlantik të Kroacisë, po merr pjesë në konferencën "Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor", e cila po mbahet në Zagreb.

 Qëllimi i konferencës është shkëmbimi ideve dhe përvojave ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe atyre që po përgatiten  për t’u anëtarësuar në NATO.

 Në punimet e konferencës "Zgjerimi i NATO-s në Ballkanin Perëndimor" po marrin pjesë personalitete të shumta  politike dhe ushtarake nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat merren me këtë problematikë, nivel ministrash  nga Kroacia,  Mali i Zi dhe nga shtetet tjera.

 Konferenca do t’i zhvillojë punimet në seanca plenare, me diskutime dhe prezantime të temave nga pjesëmarrësit e ftuar si personalitet politike, ushtarake dhe të shoqërisë civile nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)