29 Mars 2024

Caktohet masa e paraburgimit për posedim të narkotikëve

Gjilan, 20 maj – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të miturit L. A.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 18.05.2019, gjatë një kontrolli të policisë në automjetin të cilin ka qenë duke e drejtuar i mituri, është  gjetur sasi 1095.7 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë”.

Në automjetin e në cilin është gjetur kjo substancë narkotike, kanë qenë të pranishëm edhe 4 persona të moshës madhore, që së shpejti do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Me këtë veprime i mituri L. A., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)