09 Mars 2021

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve I. A. dhe E. H.

Gjilan, 17 nëntor - Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit I. A. dhe E. H.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me datë 15.11.2020, pas mesnate, në fshatin Malishevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete ose personin tjetër kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e të dëmtuarit M. I., në atë mënyrë që me përdorimin e forcës me mjet të fortë kanë hapur dritaren dhe kanë depërtuar brenda, kanë demoluar dhomat e shtëpisë dhe kanë marrë një kasafortë të hekurit të njëjtën e kanë thyer, gjithashtu kanë marrë një armë AK47, një pushkë gjuetie “Altay Magnum”, një pushkë pumparic, një pushkë karabin RKS – 2019, pesëmbëdhjetë fishekë të kalibrit 12A dhe 33 fishekë të kalibrit 9 mm.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se ka kryer veprat penale në bashkëkryerje “vjedhje e rëndë”, “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Mars 2021 - Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime në të cilën do të merr pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe  institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Qendra e Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Programi për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, organizojnë diskutim rreth ngritjes të vetëdijes për bizneset fillestare të sapo themeluara dhe sipërmarrësit e rinj me fokus në drejtësinë komerciale, pjesa e sistemit të drejtësisë që siguron çasjen e bizneseve në drejtësi. (Innovation Centre Kosovo -https://www.facebook.com/ickosovo, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit në të cilën do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Salla e sporteve në kazermën ''Adem Jashari'', ora 10:45)   

- Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera. (Gjykata Supreme e Kosovës, ora 11:00)