25 Prill 2024

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve E. M., B. M. dhe A. M.

Gjilan, 10 shtator – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve  E. M., B. M. dhe A. M., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit E. M. dhe B. M. me datë 07.09.2018 rreth orës 18:25 minuta në rrugën qarkore të Gjilanit, duke e konsideruar veten të rrezikuar në komunikacion nga i pandehuri A. M., kanë ndalur këtë fundit dhe kanë filluar të godasin me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas këtij incidenti të pandehurit E. M. dhe B. M. kanë vazhduar rrugën, ndërkohë  i pandehuri A. M. ka ndjekur me veturën e tij dhe më pas ka goditur veturën e tyre në pjesën e majtë.

Me këto veprime të pandehurit E. M. dhe B. M., kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 1 lidhur me 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa i pandehuri A. M. ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)