19 Prill 2024

Caktohet masa e paraburgimi ndaj të pandehurit M. P.

Gjilan, 16 prill – Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit M. P., në kohëzgjatje prej një (1) muaji. 

I pandehuri serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dyshohet se me datë 15.04.2018, në Stacionin Policor në Gjilan ka sulmuar zyrtarin policor F. K., i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, më këtë rast kanë ndërhyrë zyrtarët e tjerë policor, duke e vënë nën kontroll të pandehurin.

Pas matjes së alkool testit tek i pandehuri ka rezultuar se ka qenë prezentë alkooli në masë 3.79 promila.

Me këto veprime i pandehuri M. P. dyshohet se ka kryer veprën penale: sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, nga neni 410 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)