20 Shtator 2019

Burdushi: Nuk po diskriminohem në baza etnike, jam viktimë e politikës

Prishtinë, 23 gusht - Monitorues të KMDLNj-së, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, vizituan të paraburgosurin Hysri Peqani - Burdushi,  me ftesë të avokatit mbrojtës.

Peqani u pohoi monitoruesve të KMDLNj-së se ai nuk kishte asnjë vërejtje sa i përket kushteve të mbajtjes e as trajtimit në Q. P në Prishtinë nga stafi apo drejtuesit e kësaj qendreje.

Ai tha se i tërë stafi sillen shumë korrekt, nuk ka diskriminime në baza etnike, ushqimi dhe trajtimi shëndetësor është në rregull dhe në kohë.

Sipas tij, ankesa e vetme është për padrejtësitë që po i bëhen atij duke e mbajtur padrejtësisht dhe me prapavija të tjera në paraburgim.

Ai pohoi se qëllimi i vetëm është marrja e disa pronave të tij dhe se me arrestimin dhe mbajtjen e tij po duan që të kenë publicitet.

Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumenatcionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai.

KMDLNj, pas vizitës dhe bisedës me të paraburgosurin Hysri Peqani konstaston se te drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria në rastin konkret janë në pajtim të plotë me ligjet në fuqi, me dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ndërkaq që nuk paragjykon fajësinë apo pafajësinë e të paraburgosurit, pa një vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Edhe sa i përket marrjes së pronave të të paraburgosurit Peqani , gjykata merr vendim për këtë ndërkaq që i paraburgosuri nuk është i privuar nga e drejta për mbrojtje, si për dëshmim të pafajësisë , ashtu edhe pë mbrojtje të pasurisë dhe pronës, përkohësisht të sekuestruar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)