23 Prill 2024

Buhler: Policia e Kosovës do të marrë më tepër kompetenca

Prishtinë, 30 dhjetor - Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, deklaron se misioni i drejtuar prej tij kërkon të transferojë sa më shumë kompetenca tek Policia e Kosovës.

Në një intervistë për Radion “Blu Sky”, Byhler theksoi se në kuadër të ristrukturimit të KFOR-it nuk do të ketë më zona të caktuara të përgjegjësisë të grupeve vepruese.

\"Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it do të marrë më shumë përgjegjësi, ndërsa të dy forcat vepruese që do të mbesin, në këtë rast do të jenë bashkërenduese\", theksoi Byhler.

Ai  e vlerësoi përgjithësisht si të mirë situatën e sigurisë në mbarë Kosovën. \"Mund të themi përfundimisht se është shumë më e mirë sesa mund të mendojnë persona të ndryshëm në Evropë”, theksoi komandanti i përgjithshëm i KFOR-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)