29 Mars 2024

Bordi Drejtues i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar mbanë takimin e radhës

Tiranë , 18 prill – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (“KGJK”), Nehat Idrizi, po merr pjesë në takimin e Bordit Drejtues të Rrjetin Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, i cili po sot mbahet në Tiranë.

Takimi ishte i  përqendruar në: Organizimin i përgatitjeve për konferencën plenare të BEMNCJ në vitin 2018; Ndryshimet të mundshme statusore të rrjetit; Ecurinë e reformave në vendet anëtare; Rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar mes vendeve anëtare të rrjetit dhe me organizata partnere etj.
 
Përveç këtyre temave të lartcekura, anëtarët e Rrjetit me theks të veçantë diskutuan për domosdoshmërinë e sigurimit të pavarësisë së gjyqësorit nga çdo lloj ndërhyrje që cenon parimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të së drejtës.

Gjithashtu, anëtarët e Rrjetit morën vendim që takimi plenar dhe konferenca e XIII-të e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë do të mbahet në Budvë, në Malit të Zi, më datë 21 – 22 qershor 2018.

Në Konferencën e fundit plenare të Rrjetit, të mbajtur në Bullgari, Itali në korrik 2017, ndër vendimet e tjera, u ri-zgjodh për një mandat të tretë si President i Rrjetit, Z.Gjin Gjoni, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe u miratua plani i veprimit të Rrjetit për periudhën 2017 – 2018.

Bazuar në këtë plan veprimi, Z.Gjoni, në cilësinë e tij si President i Rrjetit, propozoi organizimin e një takimi të Bordit Drejtues në Prill 2018. Pas konsultimeve edhe me Sekretariatin e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë  u vendos që ky takim të zhvillohej në datën 18 Prill 2018. kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim përfaqësuesit e këshillat gjyqësorë - anëtarë të Bordit Drejtues: Bosnje – Hercegovinë, Mal i Zi, Kosovë dhe Hungari. Bullgaria jo.  Takimi i Bordit ka për qëllim të evidentojë arritjet dhe ecurinë e deritanishme në lidhje me detyrat e lëna nga Konferenca e XII, të diskutojë mbi problematikat e hasura dhe mundësitë konkrete të arritjes së objektivave si dhe të nxisë më tej aktivitetin e Rrjetit në lidhje me pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit në vendet e rajonit.

Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë, i krijuar në vitin 2006, synon përmirësimin e bashkëpunimit mes anëtarëve të saj me qëllim forcimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit si garanci për sundimin e ligjit në rajon, ruajtjen dhe forcimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmirësimin e besimit në gjyqësor, rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të gjyqësorit si dhe forcimin e kapacitetit institucional të këshillave për gjyqësorin.

Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë, është një organizëm në përbërje të së cilit janë Këshillat Gjyqësorë të vendeve të Ballkanit dhe të Mesdheut Evropian: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Italia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Turqia, Kosova dhe Serbia.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës u pranua si anëtar i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë më 28 maj 2015 dhe për herë të parë po merr pjesë në Bordin të këtij Rrjeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)