20 Prill 2024

Berisha: Ushtria formohet në mars 2018

Prishtinë, 30 dhjetor - Ministri i Forces se Sigurisë se Kosovës, Rustem Berisha, thotë se shumë shpejt do t’i takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, që të gjendet formula që kjo parti politike ta pranojë formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ani pse nuk deshi që të japë ndonjë datë kur Kosova do ta ketë Ushtrinë, ai i komentoi deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj se një gjë e tillë do të ndodhë deri në marsin e vitit të ardhshëm.

Berisha foli për buxhetin, duke thënë se Forcat e Armatosura pritet që të kenë rritje vjetore prej pesë milionë eurove.

Se Kosova do ketë Ushtrinë e saj në mars, këtë e thotë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli.

Ndërsa, skeptikë janë njohës të sigurisë në vend. Sipas tyre problematika, me Listën Serbe nuk mund të tejkalohet lehtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)