25 Prill 2024

Berisha takon atasheun ushtarak të Shqipërisë dhe oficerët të Malit të Zi

Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha, priti në takime të ndara atasheun e mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, si dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi,  kolonel Zoran Boshkoviq  këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi ​dhe nënkolonel Zivko Rakoçeviq.

Takimet e ministrit Berisha me oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Pritja e ministrit Berisha për oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së diplomatëve ushtarakë në Konferencën ,,FSK dhe Partnerët’’, e cila mblodhi atashetë ushtarakë të vendeve partnere të akredituar në Kosovë dhe rajon.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)