19 Prill 2024

Berisha dhe Rama konfirmojnë vendosmërinë e Kosovës për anëtarësim në NATO

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në Ministrinë e Mbrojtjes një delegacion nga Aleanca Veri-Atlantike(NATO), në krye me Jonathan Parish, zëvendës asistent i Sekretarit Gjeneral të NATO-s për Operacione si dhe drejtorin e Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, Michel Soula.

Ministri Berisha dhe gjeneral Rama zhvilluan takime të ndara me delegacionin e NATO-s, në të cilat u bisedua kryesisht për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, zhvillimet rreth tranzicionit të FSK-së, marrëdhëniet Kosovë – NATO dhe perspektivën e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen.

Krerët e FSK-së e njoftuan drejtorin e Operacioneve të NATO-s mbi zhvillimin e FSK-së, planet për të ardhmen, rikonfirmuan vullnetin e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve me KFOR-in, NATO-n, si dhe konfirmuan vendosmërinë e Kosovës për anëtarësim në NATO. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)