29 Mars 2024

Beogradi t’i zbulojë të gjitha varrezat masive në Serbi

Prishtinë, 11 maj - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni tha të martën se do t’i shfrytëzojë të gjitha kanalet diplomatike që t’i bëjë trysni Serbisë që t’i zbulojë vendndodhjet e varrezave masive dhe ta zbardhë njëherë e përgjithmonë fatin e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

“Është minimumi që Qeveria e Serbisë, qoftë edhe në kuadër të asaj që është përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve tona”, ka thënë Hyseni.

Sipas shefit të diplomacisë kosovare, është vështirë që të besohet se një veprim kriminal që është bërë nën sponsorimin e Qeverisë së Beogradit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të mos dihet për vendëndodhjen e këtyre varrezave masive.

“Ne insistojmë që Beogradi të mos e përdor çështjen e të pagjeturve si një mjet lufte diplomatike kundër Kosovës. Por, kjo, të vihet në rrafshin humanitarë dhe të shihet si çështje humanitare e Kosovës”, ka thënë Hyseni.

Ministri Hyseni tha se edhe nëse do të ketë bisedime teknike me Beogradin, çështja e të zhdukurve duhet të jetë një ndër temat e para që duhej të bisedohej në këto takime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)