28 Mars 2024

Bendi i Forcave Ajrore Amerikane dhe ai i FSK-së performojnë së bashku

Prishtinë, 14 shkurt - Sot në hollin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, para punonjësve të MFSK-së, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Bendi muzikor i Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane për Evropë së bashku me Orkestrën frymore të FSK-së, ekzekutuan muzikë të larmishme.

Për të përcjellë shfaqjen ishin të pranishëm zëvendësministri Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneral brigade Zymer Halimi, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, dr. Shkëlzen Sylaj si dhe stafi Ministrisë dhe FSK-së.

Me këtë rast, zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë falënderuar Bendin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë, për paraqitjen e shkëlqyeshme, në vigjilje të një ngjarje të rëndësishme në Kosovë siç është shënimi i përvjetorit të 10-të  të Pavarësisë së Kosovës.

Bendi nga SHBA-të dhe ai i FSK-së u përcollën me duartrokitje për paraqitjen e shkëlqyeshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)