19 Prill 2024

BE përcjell nga afër zhvillimet rreth rastit Blakaj

Prishtinë, 22 gusht - Bashkimi Evropian është duke ndjekur nga afër rastin e prokurorit Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje, duke e arsyetuar atë me presionet ndaj tij.

"Pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit, duke përfshirë edhe Prokurorinë, është e rëndësisë të veçantë në këtë rast dhe duhet të mbrohet", thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

BE i bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga çdo sulm ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit, duke përfshirë edhe shpifjet ndaj prokurorëve ose gjyqtarëve të caktuar.

"Deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve në Kosovë minojnë principet kryesore të rendit dhe ligjit. Po ashtu, dërgojnë sinjale dekurajuese te të gjithë zyrtarët e gjyqësorit që janë duke u marrë me raste të ndjeshme dhe të rëndësishme", theksohet në deklaratë.

BE përsërit se hetimet e mbetura pezull duhet të vazhdohen me profesionalizëm, duke respektuar ligjin dhe pa asnjë ndikim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)