28 Mars 2024

BE kërkon nga politikanët në Kosovë qe të mos ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë

Bruksel, 23 gusht - Bashkimi Evropian është duke ndjekur me shqetësim debatet që akoma po zhvillohen rreth dorëheqjes së prokurorit të prokurorisë speciale të Kosovës Elez Blakaj, i cili u largua nga kjo detyrë, sikurse deklaroi, të "presioneve dhe kërcënimeve ndaj tij”.

Prokurori Elez Blakaj, i cili tashmë është larguar për në SHBA-së, po hetonte "manipulimet me listat e veteranëve të luftës së UÇK-së”

Disa nga udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës dhe kryeprokurori i shtetit, prokurorin e dorëhequr Blakaj e quajtën "frikacak dhe të dështuar”, për shkak që sipas tyre "iku dhe la përgjysmë një lëndë që heton manipulimet me listat e veteranëve të luftës së UÇK-së”.

Mirëpo, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Kosovë nuk po u pëlqejnë këto deklarata të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës.

Në një deklaratë për medie, zyra e BE-së në Prishtinë thotë se "Pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit, duke përfshirë edhe Prokurorinë, është e rëndësisë të veçantë në këtë rast dhe duhet të mbrohet”.

"BE i bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga çdo sulm ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit, duke përfshirë edhe shpifjet ndaj prokurorëve ose gjyqtarëve të caktuar. Deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve në Kosovë minojnë principet kryesore të rendit dhe ligjit. Po ashtu, dërgojnë sinjale dekurajuese te të gjithë zyrtarët e gjyqësorit që janë duke u marrë me raste të ndjeshme dhe të rëndësishme”, thuhet në një deklaratë të zyrës së BE-së në Prishtinë.

Bashkimi Evropian bën thirrje që hetimet e mbetura pezull duhet të vazhdohen me profesionalizëm, duke respektuar ligjin dhe pa asnjë ndikim.

Ndërkohë, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, tashmë ka bërë të ditur se në vend të prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, është vendosur një prokuror i ri për të hetuar rastin e manipulimit me listat e veteranëve të luftës.

"Duke parë situatën, ne kemi vendosur që një prokuror nga Prokuroria Speciale të vazhdojë me plotësimin e asaj aktakuze, sipas sugjerimeve të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe do ta ngremë aktpadinë. Është caktuar prokurori që do ta trashëgojë këtë lëndë”, tha Aleksandër Lumezi, duke besuar se kjo lëndë brenda një kohë të shkurtër do të procedohet.

"Shpresoj që kjo lëndë brenda një kohe të shkurtër të procedohet në gjykatë. Aktakuza e zotit Blakaj, është paraqit nëpërmjet e-mailit dhe ajo nuk dorëzohet në këtë formë, dihet procedura si dorëzohet një aktakuzë. Është e vërtetë që Blakaj i ka deklaratat dhe emrat e personave që kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, por ato nuk i ka përcjell në aktin akuzues”, tha kryeprokurori Lumezi, i cili nga shoqëria civile po akuzohet të jetë vet i përfshirë në "presion” që çoi në dorëheqjen e prokurorit Blakaj.

Me një protestë të organizuar të mërkurën (212.08) në mbrëmje në Prishtinë, ku morën pjesë disa mijëra persona, disa organizata të shoqërisë civile kërkuan dorëheqjen e kryeprokurorit, Lumezi. Mirëpo, ky i fundit nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje dhe madje kërkesat për largimimin nga posti i tij i cilëson si"interferim në punën e kryeprokurorit të shtetit”.

"Nëse institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, përkatësisht Këshilli Prokurorial i Kosovës, (KPK), nëse ata vlerësojnë se e kam shkelur ligjin, do ta pranoj secilin vendim, por kurrsesi nuk do ta pranoj presionin e subjekteve politike, të shoqërisë civile të cilët interferojnë në punën e Kryeprokurorit të Shtetit”, tha Aleksandër Lumezi.

E organizatorët e protestave thonë se ata do të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeprokurorit të shtetit dhe proces verifikimi (Veting) për Gjyqësorin kosovar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)