20 Prill 2024

BE dhe KE prezantojnë vlerësimin e sistemit gjyqësor në Kosovë

Prishtinë, 24 janar - Zyrat e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në Prishtinë do të prezantojn “Raportin e hollësishëm te vlerësimit të sistemit gjyqësor në Kosovë”.

Raporti mbulon çështjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor në Kosovë duke analizuar resurset financiare dhe njerëzore, organizimin dhe lëndët e mbetura në gjykata dhe prokurori.

Të dhënat janë mbledhur dhe analizuar në bazë të skemës së vlerësimit, e dizajnuar nga Komisioni per Efikasitet ne Drejtesi

(CEPEJ) me qellim të kuptimit dhe vlerësimit të sistemeve gjyqësore. Në raport paraqiten të gjeturat dhe rekomandimet.

Ngjarja organizohet në kontekstin e Instrumentit horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Instrumenti horizontal), nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Evropën Juglindore dhe Turqinë, që paraqet instrumentin kryesor për promovimin e standardeve të përbashkëta të BE-së dhe Këshillit të Evropës në regjion.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)