20 Prill 2024

Bashkëpunimi ndërkufitar i rëndësishëm në menaxhimin e migrimit

Prishtinë, 3 maj - Në Kryeqytetin e Austrisë Vjenë po mbahet ministeriali: “Sfidat e migrimit përgjatë rrugës Mesdheu Lindor/Ballkani Perëndimor”, e organizuar nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme e Republikës së Austrisë, ku po marrin pjesë ministrat e brendshëm të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, vuri në dukje rolin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës në parandalimin e migrimit të parregullt, si dhe në pamundësimin e shfrytëzimit të vendeve të Ballkanit si rrugë potenciale për migrim drejt shteteve të BE-së.

“Republika e Kosovës duke përcjellë zhvillimet si pjesë e përgatitjeve për menaxhimin e ndonjë fluksi të mundshëm me refugjatë dhe migrant, ka hartuar Planin e Reagimit për Menaxhimin e fluksit të mundshëm të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve. Plani i Reagimit për Menaxhimin e Fluksit të mundshëm të migrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve parasheh aktivitetet, buxhetin dhe afatet kohore për secilin institucion të përfshirë në menaxhimin e fluksit të mundshëm me migrantë, refugjatë dhe azil-kërkues”, theksoi ministri Mustafa.

Pjesëmarrësit e konferencës vlerësuan aspektet e fuqizimit të bashkëpunimit ndërkufitar mes shteteve të rajonit, si dhe bashkëpunimin me vendet e origjinës, transitit dhe destinacionit. Gjithashtu, shkëmbimi i eksperiencave dhe informatave ndërmjet institucioneve, përfshirë edhe policitë e vendeve të rajonit, në fushën e menaxhimit të migrimit.

Ministeriali përfundoi punimet me miratimin e deklaratës së përbashkët nga ana e Ministrave dhe përfaqësueseve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Forumit të Salzburgut, si dhe Gjermanisë, Danimarkës, Greqisë, Zvicrës, Komisionit Evropian dhe organizatave tjera relevante, ku potencohet nevoja për vazhdimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit për menaxhimin e migrimit dhe flukseve migratore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)