19 Mars 2024

Banorët e Karaçevës të shqetësuar nga patrullimi i Ushtrisë dhe Policisë Serbe

Karaçevë, 15 dhjetor - Kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaçevës, Selver Lenjani u ka derguar një letër të hapur  Presidentit të Kosoves, Hashim Thaqi, kryeparlamentarit Kadri Veseli, Kryeministrit Ramush Haradinaj për siç ka thënë “tmerrin që po përjetojnë” banorët e kësaj zone të thellë kufitare me Serbinë.
 
"Po ju drejtohem me këtë letër të hapur për t’ju informuar për coptimini te territorit të Kosovës më sakt rreth Vendosjës së tabelës ndërkufitare në mes Kosovës dhe Serbisë në Karaçevë të Komunes së Kamenicës e që de fakto ajo tabelë do ta për caktoj pikën kufitare mbrenda territorit të Kosovës në mes Kosoves dhe Serbisë", ka shkurar Lenjani.

Sa për informatë ai ka bërë të ditur se ajo tabelë do të vendoset në hyrje te fshatit Karaqevë te kthesa e Novosellës në Komuna e Kamenicës.

Pra kjo pike siç ka thënë ai gjendet mbrenda hartës së territorit të Shtetit të Kosovës dhe mbi 26.000 hektar tokë të Kosoves, me vendosjen e kësaj tabele ndërkufitare  po i bashkohen Serbisë edhe de jure!

"Po ju drejtohemi juve sepse Ju e keni obligim kushtetues ruajtjen e territorit të shtetit të Kosovës. Ne banorët e kësaj ane kërkojm, nga Ju të lartëpërmendurit, që urgjentisht të parandaloni vendosjen e kesaj tabele ndërkufitare mes Kosovës dhe Serbisë!", ka thënë Lenjani.

Ai ka shtuar me tutje se banoret e kësaj ane janë në hallë të madhë nga patrullimi i Ushtrisë dhe Policisë Serbe në vendlindjen tonë, mbrenda territorit të shtetit të Kosoves.

Edhe pas 18 vite me radhë që nga paslufta dhe banorët janë tepër të zhgënjyer nga neglizhenca e institucioneve.

"Vendlindja ime Karaçeva praktikisht po kontrollohet nga Shteti i Serbisë sepse këtë gjë po ia mundëson neglizhenca dhe papërgjegjësia juaj", shton me tutje Lenjani.

 Mbi 170 pronarë tokash me vendosjen e kësaj pike ndërkufitare sipas tij po i humbin livadhet dhe arat e tyre që po ia merr Serbia para syve tanë.

"Dhe Ju të zgjedhurit e popullit heshtni që 18 vite me rradhë…!!! Tmerr! Ne ende nuk e kemi të çartë se si është e mundur që Policia e Kosovës ta ketë të ndaluar patrullimin në atë zonë të Karaçevës e cila gjendet mbrenda hartes së Kosoves!", thekson Lenajni.   

Banoret e kesaj ane me të drejtë pyesin se, si është e mundur që Serbia do t’na jap tri Komuna te Luginës së Preshevës kur "Ne jemi dëshmitar se ajo po na i merr para syve tanë edhe Karaçeven me mbi 26.000 hektar që është mbrenda hartës dhe territorit të Kosoves, dhe çuditërisht nga Ju si organe Shtetërore të Kosovës NUK ka asnjë reagim, edhe pas 18 vitesh?!"
 
"Për fund ju bëjmë Ftesë të gjithë juve udhëheqes të lartpërmendur te shtetit të Kosovës që të vini për një vizitë Vikendi edhe në Karaqevë sepse edhe Karaçeva është Kosovë dhe e meriton një vizitë nga Ju si të zgjedhurit e këtij vendi…!", shkruan në fund të letrës Lenjani. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)