29 Mars 2024

Avokati i Popullit vendos të hap rast Ex Officio për të hetuar deportimin e turqve

Prishtinë, 30 mars - Avokati i Popullit ka bërë të ditur së është jashtëzakonisht i shqetësuar me situatën e krijuar, që nga marrja e informatës për arrestimin e gjashtë shtetasve turq, me leje qëndrimi në vendin tonë.

"Janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar informacion zyrtar për vendndodhjen  dhe gjendjen e tyre, mënyrën e arrestimit dhe aktin e deportimit drejt shtetit të Turqisë, por kjo ka qenë e pamundur gjatë ditës së djeshme dhe paraditen e sotme", thekson Avokati i Popullit.

Pas insistimit të pandërprerë të Avokatit të Popullit, Policia e Kosovës (PK), respektivisht Drejtoria për Migrim dhe të Huaj (DMH), sot, më 30 mars 2018, në ora 14:00, ka njoftuar se,  nga ana e DMH-së së PK-së, më datë 29 mars 2018, janë nxjerrë gjashtë Urdhra për largim me forcë të shtetasve në fjalë, nga territori i Republikës së Kosovës, për në Turqi.

Lëshimi i këtyre Urdhër largimeve me forcë, është aplikuar duke u bazuar në Vendimet e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM) të MPB-së, që mbajnë datën 23 mars 2018, të përcjella tek DMH, më 28 mars 2018. Sipas njoftimit të PK-së, shtetasit në fjalë janë ndaluar më 29 mars 2018 dhe  janë përcjellë të njëjtën ditë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku ka ndodhur dëbimi për në shtetin e tyre të origjinës.

Gjatë ditës së djeshme, Avokati i Popullit, po ashtu, ka kontaktuar DSHAM-në në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ka kërkuar të dijë nëse personat në fjalë po mbahen në Qendrën e mbajtjes për të huajt, por është njoftuar se ata nuk janë dërguar aty.

 Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, po nga i njëjti Departament sipas Avokatit te Popullit, është pranuar njoftimi se ka pasur Vendime për revokimin e lejeqëndrimit të personave veç e veç dhe na janë përcjellë kopjet e këtyre Vendimeve.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e rastit dhe konfuzionin e autoriteteve mbi linjën e përgjegjësisë, Avokati i Popullit ka vendosur të hap rast Ex Officio, për të hetuar në detaje veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike.

Sidoqoftë, në këtë fazë, Avokati i Popullit pohon që veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, të zbatueshme në sistemin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës.

Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj, saktëson qartë garancitë procedurale në lidhje me dëbimin e të huajve.

Në kuptim të nenit 3, nenit 6, nenit 8 dhe nenit 13 të KEDNJ-së, ashtu siç edhe Parimit themelor të mos-kthimit (non-refoulement ) sipas Konventës për Refugjatë të vitit 1951, përgjegjësia bie tek autoritetet shtetërore kompetente lidhur me situatën e  krijuar.

Mbi të gjitha, garancitë e nenit 3 (ndalimi i torturës dhe trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues) dhe nenit 6 (e drejta për një proces të rregullt gjyqësor) të KEDNJ-së,  në shoqëritë demokratike, nuk mund të shfuqizohen (derogohen), as në rrethanat e jashtëzakonshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)