18 Prill 2024

Avokati i Popullit kërkon garantimin e të drejtave për komunitetin LGBTI

Prishtinë, 12 tetor - Në kuadër të shënimit të Javës së Krenarisë në Kosovë, Institucioni i Avokatit të Popullit tërheq vëmendjen për garantimin e të drejtave themelore të njeriut për pjesëtarët e komunitetit LGBTI, të cilët janë ende një nga grupet më të cenueshme në shoqërinë tonë.

Të angazhuar fuqishëm me idenë se qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta në aspektin e dinjitetit dhe të drejtave, Institucioni i Avokatit të Popullit rikujton që të gjithë qytetarët e këtij vendi janë të barabartë dhe se shteti e ka për detyrë që t’i mbrojë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Java e Krenarisë është themeluar me qëllim që kreatorët e politikave, vendimmarrësit, publiku dhe mediat të përfshihen në mënyrë aktive në mbrojtjen e personave LGBTI nga manifestimet e hapura dhe të fshehta të homofobisë.

Me qëllim që kjo luftë të jetë efikase, ajo duhet të mbështetet me sanksionimin e vazhdueshëm të çdo vepre të kryer nga urrejtja në bazë të orientimit seksual.

Të vetëdijshëm për sfidat, Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë gardian i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të komunitetit LGBTI, duke qenë zëri i tyre në artikulimin e kërkesave sa të ligjshme dhe të drejta, aq edhe kushtetuese për trajtim me dinjitet dhe barazi si çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës.








 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)