25 Prill 2024

Avokati aktakuzohet për mashtrim

Gjilan, 8 maj - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, sot, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit I.R., për shkak të veprës penale ‘’Mashtrimi’’, nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2017/2018, i pandehuri I.R., duke ushtruar funksionin e avokatit, me veprim të drejtpërdrejtë dhe me qëllim të përfitimit pasuror ka mashtruar të dëmtuarën M.B., në atë mënyrë që duke i fsheh faktet, e ka vënë në lajthim, se ndaj saj nuk do të paraqitet kërkesë për paraburgim, duke e mashtruar se do ta përfundojë procesin gjyqësor dhe ndalimin policor kundër saj, për një rast që e kishte pasur në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe se procesi gjyqësor do të përfundonte në mënyrë pozitive dhe ajo do të lirohej, me ç’rast për këtë si kundërshpërblim nga e dëmtuara kishte marrë 10,000 euro.

Prokurori i shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale, si dhe ndaj tij të shqiptojë edhe dënimin plotësues – Ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)