24 Prill 2024

Avancohet bashkëpunimi mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës

Prishtinë, 7 nëntor - Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës-SHBA-ve, gjeneral majorin Thimoty Orr. Në takim ishte edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri Berisha e falënderoi gjeneralin Orr për vizitën si dhe për bashkëpunimin dhe ndihmat e vazhdueshme që SHBA-të dhe Garda Kombëtare e Ajovës po japin për Kosovën e në veçanti për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri Berisha gjithashtu e njoftoi gjeneralin Orr me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe për sfidat dhe planet për të ardhmen rreth transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Ministri Berisha gjatë takimit bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Nga ana e tij, gjenerali Thimoty Orr shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)