28 Mars 2024

Austria mbështet pranimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL.

Prishtinë, 4 shtator - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Bejtush Gashi, priti në takim një delegacion nga Austria, i udhëhequr nga zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë, znj. Karoline Edtstadler.

Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve në ndërtimin e institucioneve të sigurisë, duke përfshirë bashkëpunimin policor, bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më këtë rast ministri Gashi vuri në dukje përkrahjen që ka dhënë  shteti i Austrisë para luftës në misione diplomatike dhe me prezencën e saj pas luftës në shumë fusha, sidomos në fushën e sigurisë dhe në përkrahjen e vazhdueshme për anëtarësin në organizata të sigurisë.

„Anëtarësimi i Kosovës në organizata të sigurisë, sidomos anëtarësimi në INTERPOL është një prioritet kryesor i imi, i cili do t’i mundësonte  Kosovës që të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe globale, në mënyrë që të jetë pjesë aktive në shkëmbimin e informacioneve për grupet kriminale“, theksoi ministri Gashi.

Në këtë takim  u theksua se Policia e Kosovës ka bashkëpunuar në aspektin operacional me Policinë e Austrisë në shumë raste, veçanërisht në rastet e krimit të organizuar trans-kufitar, trafikimit me narkotikë, kontrabandimin me migrantë dhe krimit kibernetik.

“Falënderoj Austrinë për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë për Republikën e Kosovës në fushën e forcimit të kapaciteteve tona institucionale në luftimin e korrupsionit. Sa i përket aspektin institucional, si MPB disa shërbime i kemi digjitalizuar dhe  disa tjera janë në proces, të cilat kanë impak të drejtpërdrejtë në ndalimin e korrupsionit“, tha ministri Gashi.

Po ashtu ministri Gashi foli edhe për procesin e menaxhimit të ri integrimit të personave të riatdhesuar dhe me programet që janë hartuar për kthim të qëndrueshëm të qytetarëve të Kosovës, ku rreth 43% e të kthyerve janë ndihmuar në projekte të ndryshme.

Ndërsa zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë, znj. Karoline Edtstadler, theksoi se Republika e Kosovës është një partner i rëndësishëm dhe në përgjithësi Ballkani perëndimor është shumë i rëndësishëm në aspektin e sigurisë.

“Ju  e dini që shteti i Austrisë ka presidencën e radhës së këshillit të Bashkimit Evropian  dhe synimi ynë është zgjerimi i vendeve të BE-së në veçanti të Ballkanit perëndimor“, theksoi znj Edtstadler.

Po ashtu zëvendësministrja Edtstadler, theksoi se Austria mbështet pranimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL.

Në fund të takimit u bisedua edhe sa i përket menaxhimit të fluksit të qytetarëve të Kosovës pas procesit të liberalizimit të liberalizimit të vizave. Ministri Gashi theksoi se  janë bërë përgatitjet e duhura që të njoftohen qytetarët se cilat janë përparësitë dhe përgjegjësitë pas liberalizimit të vizave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)