29 Mars 2024

Asistenca e UNDP-së do të jetë gjithnjë pranishme në përkrahjen e MPB-së

Prishtinë, 25 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim shefin e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Andrew Russell.

Në këtë takim ministri Sefaj e falënderoi z. Russell për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhanë ky mision për projektet konkrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e ri theksoi gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit me UNDP-së në forcimin e rendit dhe ligjit në vend.

Ndërsa, shefi i UNDP-së, Russell e uroi ministrin Sefaj për postin e tij si ministër i Punëve të Brendshme dhe u zotua se asistenca e institucionit që drejton ai do të jetë gjithnjë pranishme në përkrahjen e MPB-së në projektet që kanë të bëjnë për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)