24 Prill 2024

Arta Rama-Hajrizi rizgjedhet në krye të Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 22 maj - Në seancën administrative të mbajtur më 22 maj 2018, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja Rama-Hajrizi do të fillojë mandatin e saj të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2018, kur edhe përfundon mandati i saj i parë.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)