20 Gusht 2019

Arrestohet personi sipas urdhër arrestit nga Gjykata Themelore në Prizren

Prizren, 24 maj - Sot në Stacionin Policor në Suharekë bazuar në zhvillimet e fundit për të parandaluar rastet e vjedhjeve në Komunën e Suharekës, ka zhvilluar disa bastisje. Gjatë bastisjes policia ishte në kërkim të personave të dyshimtë dhe ky aktivitet ka rezultuar me gjetjen e tri armëve të cilat të dyshimtit i posedonim pa lejen e organit kompetent.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar këto armë pa leje: 1 pushkë gjuetie, prodhim Rus, modeli 12 GA, 14 copë fishek të kalibrit 12 GA dhe 1 rrethatore fishekësh, në rastin tjetër është sekuestruar 1 pistolete, modeli Zoraki917T, kalibër 9mm, 49 fishekë të pistoletës dhe 1 karikator, ndërsa gjatë këtij aksioni policia gjithashtu ka sekuestruar 1 pushkë gjuetie, prodhim Turk, kalibër 12GA, për të cilën mbajtësi i saj i kishte skaduar afati i lejes. Bastisjet janë realizuar në tri lokacione të ndryshme të Komunës së Suharekës.

Ndërsa në realizmin e këtij aksioni të suksesshëm policor në njërin nga lokacionet e bastisjes është ndaluar personi R.SH i cili ka qenë i kërkuar me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prizren.

I gjithë operacioni ka qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe Gjykatën Themelore Dega-Suharekë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)