19 Prill 2024

Arrestohet personi i dyshuar për ‘vrasje në tentativë’

Pejë, 6 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se stacioni policor Istog, dje rreth orës  19:30 pas hetimeve intensive dhe pranimit të informatës, kanë realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Orroberdë të Istogut, me ç’rast kanë bërë arrestimin e personit të dyshuar për veprën e ‘Vrasjes në tentativë.

Personi i arrestuar është: V. H. i lindur me 1997 

I dyshuari, më datë 21 Qershor 2018 rreth orës 08:45 kishte plagosur viktimën (femër) shtetasen e Kosovës  M.M. lindur vitin 2000, me ç’rast i kishte shkaktuar plagë të rënda dhe e njëjta ishte dërguar me urgjencë për në spital.

I dyshuari ishte arratisur menjëherë pas kryerjes së veprës penale dhe kërkohej nga policia.

Me rastin e kësaj vepre janë duke u marr Hetimet Rajonale në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes dhe ky i dyshuar është ndaluar në bazë të vendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)