25 Prill 2024

Arrestohet personi i dyshimtë për vjedhjen e automjetit

Prizren, 28 prill - Drejtoria Rajonale e policisë në Prizren ka njoftuar se dje rreth orës 14:55 min., në rrugën "Reshat Karjagdiu" në Prizren, është vjedhur automjeti Audi A4, ngjyre hiri me targa vendore.

Automjeti ishte vjedhur përderisa viktima ishte duke u shërbyer në një market dhe në bazë të informacioneve i dyshimti kishte ikur në drejtim të panjohur.

Sapo policia kishin pranuar informacionin, njësitë hetuese policore janë venë në ndjekje të lëvizjes së automjetit dhe pas disa orë kërkimi, automjeti dhe personi i dyshimtë janë gjetur në rrugën “Transiti i ri” në Prizren.

I dyshimti  F. B i lindur në vitin 1985, i cili kishte arritur të kryej vjedhjen e automjetit është arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren.

Automjeti i vjedhur i është kthyer pronarit në gjendje të rregullt.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti vazhdon të procedohet në mënyrë të rregullt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)