25 Prill 2024

Arrestohet një person për vjedhje në Prizren

Prizren, 13 qershor - Policia e Kosovës ka njoftuar se policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘vjedhje’, që ka ndodhur në Prizren 3 maj ku pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një i dyshuar (E. A.), i cili dyshohet se ka kryer disa vepra penale ‘vjedhje’.

Personi i dyshuar tashmë në prezencë të avokatit mbrojtës dhe prindit ka pranuar ta ketë kryer veprën penale të vjedhjes.

Të gjitha veprimet e marra në lidhje me rastin janë bërë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar/Departamentit për Krime të rënda Prizren.

I dyshuari është i njohur për organet e rendit si recidivistë të këtyre veprave.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë, pasi që i dyshuari është i mitur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)