16 Prill 2024

Arrestohet një person për ‘sulm fizik’ dhe ‘dhunë në familje’

Prizren, 4 dhjetor  -  Me datën 3 dhjetor në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar (D. H.), i cili dyshohet se në Prizren ka kryer veprat penale ‘sulm fizik’ dhe ‘dhunë në familje’.

Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në një rast të dhunës në familje, ku njësitë  patrulluese i janë përgjigjur rastit, me ç ‘rast viktima dhe i dyshuari janë shoqëruar në stacionin policor.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit  të dyshuar, i cili   ka pranuar veprën e kryer, po ashtu i njëjti është i njohur për organet për rastet të tilla. Viktima dërgohet në përkujdesje institucionale.

Me vendim të prokurorit të dyshuari i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)