28 Mars 2024

Arrestohet një person për shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Pejë, 16 tetor - Policia e Kosovës, konkretisht, hetuesit nga Stacioni Policor Deçan, kanë siguruar informata se personi i dyshuar në vazhdimësi bënte presion, dhunë psiqike ndaj familjarëve të tij, duke gjuajtur me armë, me ç’rast ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm ndaj qytetarëve.

Njësitet policore në Deçan në përkrahje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë DRP Pejë, në konsultim me prokurorin e Shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Pejë, dega Deçan, kanë bërë kontroll-bastisje të shtëpisë së personit të dyshuar në fshatin Irzniq-Deçan.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit Z. Q. i lindur me 1978 m/k/sh, është gjetur një armë e kalibrit të rëndë (zollë krahu), me ç’rast është thirrur njësitit i deminimit, të cilët kanë bërë kontrollimin dhe pastrimin e zonës për eksploziv të rrezikshëm.

Përpos këtij mjeti të rrezikshëm tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar: dy armë automatike AK-47 të kalibrit 7.62mm, dy pistoleta te kalibërit 9x19mm dhe 6.65mm, një armë e rëndë zoll krahu- antitank, trembëdhjetë karikator për AK-47, treqind e pesëdhjetë fishekë të kalibrit 7.62 mm, dy karikatorë për pistoletë dhe 28 fishekë të kalibrit 9x19mm, nëntë fishekë të kalibrit 6.65 mm, tri maska të zeza, tri palë targa të targa dhe mjete tjera si prova materiale.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë fiksuar gjurmët dhe provat e të shtënave me armë brenda shtëpisë siç është siguruar informacioni.

Personi i dyshuar pas arrestimit është intervistuar edhe për katër raste tjera të paraqitura në zonën e Deçanit.

I njëjti me urdhër të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)