20 Prill 2024

Arrestohet një person për kanosje dhe mbajtje të paautorizuar të armës

Pejë, 14 mars - Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Istog, me datën 8 mars 2019 ka pranuar informacione lidhur me një rast të kanosjes, ku një person i dyshuar kishte adresuar disa mesazhe kërcënuese ndaj një punonjësi në burgun e Dubravës.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për të hetuar dhe për të zbardhur rrethanat lidhur me rastin e kanosjes, si dhe ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar F. S. i lindur me 1959 m/k/sh.

Njësitet relevante policore me urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake me datën 13 mars 2019 në Istog, kanë kryer kontroll të shtëpisë së të dyshuarit, ku gjatë bastisjes është gjetur një armë e tipit Zastava dhe një karikator, si dhe telefoni i të dyshuarit.
  
Hetuesit rajonalë kanë arrestuar të dyshuarin e lartcekur dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura ligjore të mëtutjeshme. 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)