24 Tetor 2020

Arrestohet një person për dhunë familjare armë mbajtje të pa autorizuar

Pejë, 27 shtator - Policia e Kosovës, Stacioni Policor Pejë dje është informuar nga viktima për një rast Dhunë familjare.

Njësiti Policor pran Stacionit  Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit ngjarjes, dhe me të hyrë ne një dhomë mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion, i dyshuari  L. M.  i lindur 1974 është arrestuar.

Tek i dyshuari janë hasur dhe konfiskuar: një (1) Armë automatike Tomson dhe dy karikator, një (1) Armë artizanale, një (1) Pistoletë Bereta, me një karikator, një Pistoletë Colt, me një karikator, dy karikator AK-47, një vazhdues tromblonik dhe municion kalibrave ndryshëm.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës rifillon fazen finale te projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në fshatin Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për U21/e (1999), dhe Veteran. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)