20 Prill 2024

Arrestohet një person për abuzim, fotografime dhe incizime të paautorizuara

Prishtinë, 15 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sektori Qendror i Hetimeve  të Drejtorisë së Trafikimit me Qenie Njerëzore - DHTQNJ, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve Kibernetike ka zhvilluar hetime intensive lidhur me rastin e identifikuar “Fotografime dhe incizime të tjera  të  paautorizuara”  në kundërshtim me ligjin Trafikim me Njerëz ,neni 171 i KPRK-së.

Policia e Kosovës është njoftuar për një viktimë të abuzuar të trafikimit dhe menjëherë  përmes planifikimeve operacionale dhe hetimore, ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë një person të dyshuar të përfshirë në këtë rast. 

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është K. A. mashkull, kosovar shqiptar, (1998).

Ndërsa viktima e rastit  është trajtuar  në baze të procedurave standarde që parashihen për Viktimat e Trafikimit.

Njësitet policore në cilësi të provës materiale për këtë rast kanë  konfiskuar përkohësisht një telefon, përderisa provat tjera të siguruara gjatë hetimit do t’i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin hetimet janë zhvilluar në koordinim me Prokurorin Themelore në Prishtinë Departamenti për të mitur, ku i dyshuari i lartëcekur me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante në të gjitha rastet, duke përfshire ndaj rasteve të kësaj natyre, do ti ndërmarr veprimet e saja policore konform autorizimeve ligjore që ka.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)