28 Mars 2024

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘zjarrvënie’

Pejë, 15 janar  Policia e Kosovës për rajonin e Pejës me 4 janar, rreth orës 20:30, në rrugën ‘Ndue Bytyqi’ në Pejë, një veturë që gjendej në parking ishte kapluar nga zjarri.

Njësitë policore menjëherë kanë reaguar në vendngjarje, së bashku me njësitin e zjarrfikësve, për të ndërmarrë veprimet e nevojshme, lokalizimin e zjarrit dhe shikimin e vendit të ngjarjes.
 
Hetuesit rajonalë DRP Pejë, kanë ndërmarrë veprime hetimore intensive për të zbuluar të gjitha rrethanat e zjarrvënies dhe kryesin e mundshëm të kësaj vepre, ku me datën 14 janar 2020 është arritur të arrestohet i dyshuari D. G. (1983) m/sh/k.

Me aktvendim mbi ndalimin, të lëshuar nga prokurori i shtetit, i dyshuari ndalohetpër 48 orë në lokalet e ndalimit pranë stacionit policor në Pejë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)