07 Prill 2020

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të armës

Pejë, 18 shkurt -  Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Klinë, njësiti i hetimeve, me datën 17 shkurt 2020, gjatë punës rreth një rasti ‘dhunë në familje’, derisa i dyshuari ishte duke u intervistuar lidhur me këtë rast, Policia është informuar se i dyshuari posedon armë.

Policia në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, me urdhëresë të gjyqtarit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit:

â¦Â A. I. lindur me 1968 m/k/egjiptian

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar:

â¦Â një (1) pushkë gjuetie,

â¦Â dhjetë (10) copë fishekë 16mm

â¦Â një (1) pistoletë 7.65mm,

â¦Â një (1) fishekë cal. 7.65 mm,

â¦Â një (1) pistoletë Ekol special 99

â¦Â gjashtë (6) fishekë cal.7.65 mm.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren në detyrë të MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 17:00)