24 Prill 2024

Arrestohet një person i dyshuar për posedim dhe shitje të narkotikëve

Pejë, 13 maj -  Njësitet e stacionit policor në Pejë, me datën 12.05.2019 rreth orës 20:35, në Rr. Lekë Dukagjini në Pejë, kanë vepruar menjëherë bazuar në informata se një person është duke shitur substancë narkotike.

Është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime të vogla substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë. Gjatë kontrollimit të shtëpisë i është gjetur dhe konfiskuar gjashtëdhjetë e katër (64) paketime substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë dhe 2 (dy) radiolidhje.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)