15 Shkurt 2019

Arrestohet një person i dyshuar për ‘grabitje me armë’ dhe ‘vjedhje të rëndë’

Pejë, 5 tetor -  Me datën 4 tetor 2018, Policia e Kosovës, konkretisht sektori rajonal për hetime DRP-Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale ‘grabitje me armë’ dhe ‘vjedhje të rënda’.

Sektori Rajonal për Hetime DRP-Pejë, në bashkëpunim me njësitë e tjera punuese dhe në bashkëpunim me qytetarët e kësaj zone, me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë ka bërë bastisjen e dy (2) lokacioneve, me ç’rast edhe është bërë arrestimi i personit të dyshuar.

Personi i dyshuar i arrestuar lidhur me këtë rast është:   V. H. lindur me 1995 m/sh/k 

I dyshuari që nga viti 2017 e deri më tani  dyshohet se ka kryer 11 raste të grabitjeve me armë dhe vjedhjeve të rënda në rajonin e Pejës.

Policia e Kosovës i falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në komunën e Pejës dhe  të rajonit në përgjithësi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shkurt 2019 - Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i  Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)
 
- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë. (Sheshi “ Nënë Tereza, ora 9:30)

- Shoqata"Miqtë e Amerikës" organizon ekspoziten me fotografi të formatit 180×60cm me disa personalitete që ndikuan në krijimin e shtetit të Kosovës si Bill Clinton, George W. Bush, Merkel, Mbretëresha Elizabeta, Sarkozy, etj. (Sheshi tek shtatorja "Nëna Tereza" ora 10:00)

- Hapet ekspozita e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë”. (Sheshi  “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Hapja e Panairit të produkteve Vendore. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:30)

- Let's Do It do të organizojë aksion pastrimi së bashku me komunën e Hanit të Elezit. (Pika kufitare "Hani i Elezit", ora 11:00)

- Shoqata Bamirëse Jetiamt e Ballkanit organizon ceremonisë solemne të dorëzimit të 17 banesave për familjet në nevojë e cila organizohet për nder të 17 shkurtit - Ditës së Pavarsisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuqe, ora 11:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Mimoza Kusari - Lila Kryetare, do të mban konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Kosova 11 vjet shtet - Ngecjet në zhvillimin ekonomik dhe mundësitë përpara". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, Rr. Uçk, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizojn panel diskutimi me temë “A je Shën Valentini im? Romantizmi mbivlerësohet”. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon solemnitet për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon nddarjn e titullit “Nderi i Qytetit” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Hapet ekspozita "Qytetet Shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916". (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)

- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit të Gjilani. (Sheshi “Idriz Seferi” në Gjilan, ora 17:00)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të mbajë një fjalë të shkurtër hapëse për interpretimin e OneBeat Balkans në teatrin ODA. (Teatri ODA, ora 20:30)