25 Maj 2019

Arrestohet një person i dyshuar për ‘grabitje’

Dragash, 22 shkurt - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Dragash hetuesit policorë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante të mbështetur nga hetues rajonal, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar (O. M.), i cili  dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘grabitje’.

Personi i dyshuar, tashmë i arrestuar, dyshohet të jetë përfshirë në një rast të ndodhur me 20 shkurt 2019 në fshatin Bellobrad të Dragashit.

I dyshuari përmes përdorimit të forcës e ka sulmuar viktimën me një mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime serioze trupore, ku ka arritur qe t’ia marrë viktimës një shumë të parave.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i  shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2019 - Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë 'Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it. (Objekti i OEK-ut, ora 9:15)

- Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ish kampi i KFOR-it, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vushtrisë organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora në Komunën e Vushtrisë. (Vushtrri, ora 12:15)

- Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto. (Ciao Berto, Magjistralja Pishtine - Mitrovice, kilometri i dytë, ora 14:25)

- Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic. (Objekti i kompanisë Tiki MosaicMagjistralja Prishtinë - Ferizaj, afër Grand Strore, ora 15:30)

- Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa. (Objekti i kompanisë Bini, magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 16:15)