24 Prill 2024

Arrestohet një person, gjobiten pronarët dhe mbyllen shtatë lokale

Pejë, 3 prill - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se bazuar në ankesa të qytetarëve për ndotje akustike në disa lokale në zonën e komunës së Pejës, njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë dhe nënstacionit në Vitomiricë, kanë ndërmarrë veprime operacionale sipas urdhëresës operative, në bashkëpunim të plotë edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë inspektuar lokalet të cilat dyshohej se nuk i përmbushnin obligimet ligjore për veprimtari që kryenin dhe ndotje akustike.

Urdhëresa është realizuar gjatë vikendit me datën 29, 30 dhe 31. 03.2019, me ç’rast gjatë këtij aksioni, nën asistimin policor janë mbyllur shtatë lokale.

Në fshatin Vitomiricë - komuna, Pejë janë mbyllur tri lokale dhe është arrestuar një person për veprën ‘dëmtim i vulave zyrtare’ si dhe janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike;

Në fshatin Ozrim komuna Pejë është mbyllur një lokal, është shqiptuar gjobë për mosrespektim të orarit dhe për ndotje akustike;

Në Pejë janë mbyllur tri lokale, janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)