24 Prill 2024

Arrestohet një oficerë i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 25 qershor - Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinion publik se sonte rreth orës 19:28 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, oficeri i dhomës së kontrollit gjatë monitorimit të kamerave ka vërejtur se në krahun A/2 dhoma 07, njeri nga oficerët e këtij krahu pa autorizimin e lejuar, në mënyrë jo të rregullt, i është afruar dhomës dhe pasi ka biseduar përmes derës së mbyllur me të paraburgosurit e kësaj dhome, i njëjti është përulur dhe përmes fundit të derës ka futur gjera  të dyshimta në dhomë. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, të cilët pas lokalizimit të oficerit të dyshuar dhe organizimit të bastisjes së dhomës, kanë arritur të gjejnë mjete të dyshimta.  

Lidhur me rastin menjëherë janë njoftuar policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion për intervistim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës është i fokusuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe substancave narkotike, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe korrupsionit, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me veprime të tilla. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)