25 Prill 2024

Arrestohet nga policia i larguari nga Qendra Korrektuese Smrekonicë

Prishtinë, 29 tetor - Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, i burgosuri, V.K, i cili më 26.09.2019 ishte larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicë (Institucion i tipit të hapur),  është arrestuar nga policia.

V. K , ishte i dënuar me një vit  e dy muaj burgim për veprën penale; Vjedhje Pylli.  

I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit.

Sipas Planit Operativ “Coronavirus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)