28 Mars 2024

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

Prizren, 17 korrik - Pas një hetimi dy mujor nga hetues rajonalë është arritur që të identifikohet vendqëndrimi i të dyshuarit B. B. i cili ishte në arrati që nga 19 maji.

I dyshuari në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, rreth orës 22:30 minuta  kishte tentuar të kryej grabitje në një shtëpi në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Për t’i ikur ndjekjes policore i dyshuari kishte marrë me qira një banesë në “Breg të Diellit”.

Gjatë bastisjes së banesës janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me pesë karikatorë me  gjashtëdhjetë fishekë; një pistoletë e zezë e kalibrit 7.65mm me pesë fishekë; një maskë e zezë; një sprej “AMERICAN NATO”; tri parë pranga plastike; çelësa të automjetit e gjësende tjera me interes për hetime.

Lidhur me gjetjet është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)