20 Prill 2024

Arrestohet i dyshuari ndaj të cilit është lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar

Prishtinë, 8 shkurt - Policia e Kosovës (PK), në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në këtë rast pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të ILECU-t me autoritetet e disa shteteve, ka arritur ta identifikojë dhe njëherit të lokalizojë vendin ku qëndronte i dyshuari B. M. lindur me 1982  mashkull/shtetas i Kosovës, ndaj të cilit ishte lëshuar letër- rreshtimi ndërkombëtar.

I dyshuari B. M. ishte në kërkim nga autoritetet vendore që nga viti 2007, pasi i njëjti dyshohej se ishte i përfshirë vite më herët në rastin penal ‘ndihmesë në vrasje të rëndë’, dhe që nga viti 2006 ishte dënuar me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë, me 4 (katër) vite burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim në  vitin 2004.

Ndërsa në vitin 2007 Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim ka rritur dënimin nga 4 (katër) vite,  në 12 (dymbëdhjetë) vite burgim dhe njëkohësisht me aktvendim ka urdhëruar që i akuzuari të dërgohet në mbajtje të dënimit, mirëpo aktvendimi nuk ka arritur të ekzekutohet, pasi i njëjti dyshohej se ka qenë jashtë vendit.

Meqë personi i dyshuar dyshohej se ishte jashtë vendit kanë vazhduar procedurat e shpalljes së letër-rreshtimit ndërkombëtar dhe që nga ajo kohë i dyshuari ka qenë në kërkim  ndërkombëtar.

Policia e Kosovës , përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU-t) dhe njësisë FAST Kosova, në disa shtete të ndryshme të rajonit dhe Evropës kanë bërë kërkimin e personit të dyshuar si dhe kanë verifikuar e  shkëmbyer informacione me interes të përbashkët, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personit të dyshuar.

Në nëntor të vitit 2018 PK-ja ka pranuar informacion se i dyshuari ndodhej duke punuar në Gjermani, por me identitet të falsifikuar shqiptar dhe për këtë janë kryer verifikimet në dy shtete, në Gjermani dhe në Shqipëri.

 Informacionet dhe verifikimet zyrtare kanë rezultuar të drejta dhe FAST Gjermania kishte filluar të merrej me rastin, i cili ka rezultuar me arrestimin e tij dje me 7 shkurt 2019.

Policia e Kosovës përmes institucioneve relevante ka filluar me procedurat e ekstradimit të personit të dyshuar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, me qëllim të parandalimit të krimit, arrestimit të kryerësve të veprave penale si dhe krijimi të një ambienti sa më të qetë dhe të sigurt për qytetarët.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)